7 akronime angleze që duhet t’i dini

Teknologji

7 akronime angleze që duhet t’i dini

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 01:09

Sipas Google ne raportin e “Year review”, një nga pikat me te dobëta për te cilat rëndom bëhen ne mënyrë me shume frekuente edhe pyetjet e lexuesve, janë akronimet ne gjuhen angleze. Ne veçanti, akronimet FYI, ASAP dhe CEO, përveç faktit qe te tilla gjenden me shumice ne shume shkrime me te cilat përballemi çdo dite.

Me poshtë janë shpjegimet për 7 akronimet ne gjuhen angleze me te përdorura:
1. ASAP. (As Soon As Possible). Sa me pare qe te jete e mundur. Përdoret kryesisht ne korrespondencën elektronike dhe qëllimi është për te ftuar te përfundosh diçka sa me pare qe te jete e mundur duke e pasur njëkohësisht prioritet tendin.

2. FYI. (For Your Interest). Sipas dëshirës. Edhe ky akronim është shume i përdorur ne posten elektronike dhe qëllimi është për te vene ne dijeni te diçka-je qe ka ndodhur, por qe nuk kërkon ndonjë përgjigje, apo aksion te menjëhershëm. Mund te konsiderohet edhe si : “Sa per dijeni”.

3. LOL. (Laughing Out Loud). Qesh pa fund. Edhe kjo përdoret shume ne boten e internetit, dhe domethënia e saj lidhet me kënaqësinë qe merr dikush për atë qe ka lexuar. Për shkak te përdorimit te madh, ky akronim madje është përfshirë edhe ne Oxford Dictionary.

4. MBA. (Master of Business Administration). Është një titull akademik shume i përhapur ne SHBA ku vlerësohet edhe si një cilësi ekstra dhe themelore nga shume punëdhënës dhe menaxherë.
5. AKA. (Also Known As). I njohur edhe si. Përdoret për te treguar pseudonimet, apo emrat e artit te autoreve apo personazheve te spektaklit.

6. E.G. (Exempli Gratia). Për shembull. Akronimi i përdorur ne shume tekste ne gjuhen angleze, ne fakt vjen nga latinishtja.

7. CEO. (Chief Executive Officer). Administrator. Përcakton personin me te rëndësishëm ne një kompani, përgjegjës për menaxhimin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat