Facebook nuk pëlqehet sikur më parë!

Teknologji

Facebook nuk pëlqehet sikur më parë!

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 20:30

Popullariteti i Facebook në mesin e të rinjve po vazhdon të bie, pasi që përdoruesit e rinj gjithnjë e më shumë po kthehen kah aplikacionet e mesazheve në kohë reale, dhe në rrjetin social rival - Tëitter.
Një raport i ri nga Frank N. Magid Associates, i cili është raportuar nga Bloomberg thotë se përdorimi i Facebook në mesin e të rinjëve të moshës 13 deri në 17-vjeç në SHBA kishte rënë nga 95 për qind në vitin 2012 në 94 përqind në 2013 dhe në 88 për qind në vitin 2014, ndërsa Tëitter u rrit me 2 për qind, në totalin prej 48 për qind në të njëjtën periudhë.

Edhe pse rënia nuk është shumë domethënëse, e fuqizon trendin rënës të Facebook në demografinë më të rëndësishme të rrjetit social – të rinjët, të cilët e kanë potencialin më të madh ta rrisin popullaritetin e faqes.

Një arsye e fortë se pse adoleshentët janë duke e braktisur Facebook ishte perceptimi se rrjeti social nuk është i besueshëm. Vetëm 9 për qind e të anketuarve e përshkruan Facebook si "të sigurt" ose "i besueshëm", ndërsa 30 për qind e tyre përdornin të njëjtat fjalë për Pinterest.

Rënia e ngadaltë e Facebook në popullaritet në mesin e adoleshentëve nuk është gjë e re sigurisht. Një studim i ngjashëm në fillim të këtij muaji arriti në përfundimin se Facebook thjesht nuk ishte më "cool", ndërsa një tjetër raport i publikuar në tetor kishte gjetur se përdorimi i rrjetit social ndër 13 deri tek 19-vjeçarët kishte rënë në mënyrë shumë më dramatike: përkatësisht nga 72 për qind në 45 për qind, nga pranvera deri në vjeshtën e vitit 2014.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat