Viber bëhet me videolojëra

Teknologji

Viber bëhet me videolojëra

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 20:17

Kompania "Viber" ka njoftuar së fundmi se do të shtojë lojëra tek platforma e saj, që do të thotë se ju mund ta përdorni këtë aplikacion jo vetëm për të shkëmbyer mesazhe, për të bërë thirrje me video, por do të keni mundësi të luani edhe videolojëra.

Si fillim, Viber do të përmbajë lojëra të tilla si Candy Mania, Pop dhe Wild Luck Casino, të cilat janë krijuar nga bashkëpunimi i kompanisë me zhvilluesit e lojërave Storm8 dhe Playtika.

Këto lojëra do të jenë fillimisht në dispozicion në vende të tilla si Bjellorusi, Izrael, Malajzi dhe Singapor. Nuk është bërë e ditur akoma se kur do të ofrohen për përdoruesit në të gjithë botën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat