Lulet që prodhojnë energji nga Dielli

Teknologji

Lulet që prodhojnë energji nga Dielli

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 00:44

Këto lule dielli të frymëzuara nga natyra, që punojnë me energji diellore, janë burimi i ardhshëm i energjisë. Në zemër të kësaj teknologjie qëndrojnë panelet diellore IBM që ftohen nga uji, ndërsa mikrokanalet e tyre ruajnë nxehtësinë e prodhuar nga pasqyrat e reflektorëve.

“Vjelësi Diellor Luledielli” (Sunflower Solar Harvester), i zhvilluar nga kompania zvicerane “Airlight Energy” mund të mbledhë energjinë diellore dhe të prodhojë nxehtësi pas 10 orësh ndriçim diellor, që mjafton për të ndiçuar disa shtëpi. Shigjetat e reflektorëve, të ngjashme me lulet, e mbledhin energji diellore 2000 herë më të fortë në gjashtë panelet, ku secili mban 25 çipe fotovoltaike.

Kërkuesi i kompanisë, Gianluca Ambrosetti tha për “CNN” se ky është një sistemi i integruar që prodhon edhe energji, edhe nxehtësi. Madje, nxehtësia mund të përdoret edhe për një sistem ftohjeje, si një frigorifer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat