Mbyllet "Google" në Spanjë

Teknologji

Mbyllet "Google" në Spanjë

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 00:31

Google ka mbyllur shërbimin e informacionit në Spanjë, për shkak të miratimit të një ligji që detyron shpërblimin e medieve të cituara, i cili po shqetëson përdoruesit e internetit dhe botuesit e medies spanjolle.

“Me shumë keqardhje njoftojmë se për shkak të ndryshimeve të fundit në ligjin spanjoll, ne kemi tërhequr botimet e medies spanjolle nga ‘Google News’ dhe e kemi mbyllur këtë shërbim për Spanjën”, deklaroi gjiganti amerikan në faqen zyrtare.

Qeveria spanjolle garantoi se edhe në mungesë të “Google News”, aksesi i informacionit në internet do të mbetet i garantuar në Spanjë, pasi artikujt mund të konsultohen drejtpërdrejtë nga faqet e internetit të vetë gazetave

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat