Facebook do të dallojë fotot e papërshtatshme

Teknologji

Facebook do të dallojë fotot e papërshtatshme

Më: 16 dhjetor 2014 Në ora: 15:30

Facebook është duke punuar mbi një software të ri, që do të parandalojë përdoruesit nga postimi i fotove të papërshtatshme të tyre.

Përmes kombinimit të njohjes së imazhit dhe të inteligjencës artificiale, sistemi do të jetë në gjendje të bëjë dallimin mes një fotografie ku shfaqesh i dehur dhe një tjetre ku je i matur. Ai do t’ju pyesë: "A doni që shefi juaj dhe nëna juaj ta shohë këtë?"

Ky projekt i ri u zbulua nga kreu i laboratorit kërkimor të inteligjencës në Facebook. Yann Lecun tha se dëshiron të ndërtojë një asistent dixhital në Facebook. Në të ardhmen, ky asistent do të jetë gjithashtu i mundur të identifikojnë nëse dikush tjetër ka ngarkuar një foto të një përdoruesi pa leje.

Hapat e mëtejshëm do të përqendrohen në analizën e tekstit në statuset e postuara. Lecun foli për një të ardhme ku asistenti dixhital mund të "ndërmjetësojë ndërveprim me miqtë tuaj". Facebook tashmë përdor teknologjinë e njohjes së imazhit për të ndihmuar në identifikimin e fytyrave, duke lejuar që ato të bëhen tag.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat