Ushtria Elektronike Siriane hakon prestigjiozet the Independent dhe the Daily Telegraph

Teknologji

Ushtria Elektronike Siriane hakon prestigjiozet the Independent dhe the Daily Telegraph

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 20:33

Uebfaqet e the Independent, the Daily Telegraph, OK Magazine, London Evening Standart dhe Ligës Amerikane të Hokej, janë hakuar nga Ushtria Elektronike Siriane.

Ky grup hakerash Sirianë është në mbështetje të regjimit të Asadit. Një pjesë e vizitorëve të këtyre uebsiteve janë ballafaquar me një ndërfaqe bosh dhe dritare javaskript-i ku shkruhet “jeni hakuar nga Ushtria Elektronike Siriane.” Grupi mesa duket ka shfrytëzuar një dobësi në rrjetin e dërgesave të përmbajtjeve.

I gjithë faji ra mbi rrjetin e reklamave për shkak të dështimeve sporadike të tij. Të tilla simptoma janë të zakonshme kur sulmet kryhen përmes reklamave ose mekanizmit të dërgesës së përmbajtjeve. The Independent thotë se sulmi erdhi përmes rrjetit Gigya CDN. Prestigjiozja vazhdon më tej duke thënë se hakerat kanë ridrejtuar disa nga përdoruesit në uebsitin e tyre ose kanë shfaqur mesazhet e tyre duke shfrytëzuar hyrjet DNS.

The Telegraph gjithashtu tha përmes dy cicërimave në Twitter se një pjesë e uebsitit i cili administrohej nga një palë e tretë u kompromentua. Ata thanë se e kanë larguar këtë komponent. Ernest Hilbert, një këshilltar sigurie tek Kroll Cyber, pranon se ishte Gigya shkaktari i gjithë kësaj. Ushtria Elektronike Siriane mori nën kontroll DNS-të, dhe kjo është ajo çfarë ata dinë të bënë më mirë.

Sulmet e para të ushtrisë elektronike Siriane filluan në 2011. Këto grupe financohen nga shteti nën kujdesin e regjimit të Bashar al-Assad. Grupi ka sulmuar disa objektiva mjaft të njohur që nga lufta civile në 2011, të tilla si prestigjiozet New York Times, Huffington Post dhe The Guardian. Kohët e fundit, the Sun dhe Sunday Times u sulmuan në muajin Qershor të këtij viti. Ndryshe nga sulme të ngjashme të sponsorizuara nga shteti, SEA përqendrohet në objektiva kryesisht publik për të promovuar kauzën e tyre. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat