BE dëshiron që “e drejta për t’u harruar” të fshijë të dhënat e kërkimit në Google për tërë botën

Teknologji

BE dëshiron që “e drejta për t’u harruar” të fshijë të dhënat e kërkimit në Google për tërë botën

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:26

Rregullatorët e Bashkimit Evropian duan që Google të zgjerojë “të drejtën për t’u harruar” për kërkimet në mbarë botën, duke përfshirë ato të bëra në Google.com, siç tregon një raport nga Wall Street Journal.

E drejta për t’u harruar ishte vënë në zbatim pasi një gjykatë më herët gjatë këtij viti përmes një vendimi i kërkonte kompanisë Google që të largojë rezultatet e kërkimit rreth dikujt në Evropë nëse ai person mendon që ato informacione janë të vjetruara, jo të sakta ose të papërshtatshme. Google ka filluar të bëjë largimin e lidhjeve përgjatë domeinëve evropianë, por BE tani dëshiron që të shohë zgjerimin e atyre largimeve tek domeinët e vet në mënyrë që të mos shmanget blloku.

Nuk është e qartë nëse Google duhet të pajtohet me kërkesën e fundit nga rregullatorët, por me siguri që nuk do ta bëjë këtë gjë. Google ka kundërshtuar vendimin që nga fillimi, që fsheh informacionet dhe i bën kërkimet e veta më pak të dobishme. Sipas Bloomberg, Google.com pranon vetëm pak më tepër se 5 për qind të kërkimeve të përgjithshme nga Evropa, kështu që nuk duket që Google të jetë dëmtuar përmes atij vendimi.

Në fakt, Google.com ju çon tek uebfaqja lokale e Google kur vizitoni nga Evropa, kështu që vizitorët tashmë duhet të bëjnë diçka për ta kryer një kërkim jo të filtruar në Google.com. Google sigurisht që dëshiron t’i shmanget largimit të lidhjeve sa më tepër që mundet, kështu që kjo nuk duket të jetë pjesa më e fundit në grindjen e vazhdueshme rreth implementimit të të drejtës për t’u harruar. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat