Apple mund të zëvendësojë Google me Bing

Teknologji

Apple mund të zëvendësojë Google me Bing

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:19

Me sa duket, Microsoft dhe Yahoo janë në bisedime me kompaninë Apple për ta zëvendësuar Google si motorin e përzgjedhur të kërkimit në Safari. Lajmi vjen menjëherë pasi Mozilla kohët e fundit zëvendësoi Google me Yahoo.

Google ishte motori i zgjedhur i kërkimit për Safari në iOS Apple që nga viti 2007, kur iPhone i parë ishte paraqitur në treg, ndërsa në 2010, Apple dhe Google nënshkruan një marrëveshje e cila do të përfundojë në 2015.

Më herët, Apple e kishte përdorur Google si aplikacionin e saj të integruar për harta në iOS, ndërsa më pas edhe pse Apple Maps e zëvendësoi Google Maps si aplikacioni kryesor për harta, shërbimi nuk ishte i njëjtë sa i përket kërkimit të hartave dhe navigimit.

Dihet se Yahoo dhe Microsoft kanë një marrëdhënie të mira me Apple, pasi Yahoo ofron informacion rreth aksioneve për iOS dhe Bing i Microsoft është ofruesi i rezultateve të kërkimit në Siri të Apple.

Duke marrë parasysh sasinë e pajisjeve iOS që janë shitur çdo vit, Google do të mund të humbas përdorues në iPhone dhe iPad, edhe pse shumë njerëz ndoshta do të bëjnë manualisht kërkimin e parazgjedhur të tyre nga motori i kërkimit të Google.

Do të jetë interesante të shihet se cila prej dy kompanive do të arrijë ta bindë Apple për të përdorur motorin e tre të kërkimit si kryesorin në Safari, por natyrisht, Apple do të mund të vendosë të rrijë me Google.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat