GoPro planifikon të lansojë një seri dronësh ne vitin që vjen

Teknologji

GoPro planifikon të lansojë një seri dronësh ne vitin që vjen

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 13:25

Kompania e mirënjohur për kamerat e saj GoPro, së shpejti do të prodhojë dronë. The Wall Street Journal raporton se ajo vitin e ardhshëm do të hedhë në treg dronë për konsumatorët.
Dronët e GoPro do të jenë në formën e helikopterëve të vegjël që mbajnë kamera të një rezolucioni të lartë. Sipas raportit GoPro po pretendon ti shesë me një çmim që varion nga 500$ deri në 1000$, çmime këto që priten të ndikojnë shumë në tregun e dronëve.

Kompani të tjera si DJI dhe Parrot kanë kohë që janë bërë pjesë e këtij tregu, por reputacioni dhe dominanca e GoPro në segmentin e kamerave do ti bëjë këta konkurrentë të ruhen. Disa lloje dronësh ekzistues, aktualisht ofrojnë mbështetje për kamerat GoPro, kështu që do të jetë interesante sjellja e këtyre prodhuesve pasi GoPro të hyjë në treg me dronët e saj.

Ne e dimë që GoPro mund të ndërtojë kamera të një cilësie të lartë por nuk dimë se a do të jetë e njëjta gjë me dronët. Në këtë pikë, DJI dhe Parrot kanë bërë përpjekje të shumta për ndërtimin e dronëve cilësorë për konsumatorët. Ky treg do të zmadhohet akoma më shumë kur GoPro të hyjë në lojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat