Përdoruesit e iPhone 6 dhe 6 Plus ankohen se ekrani i tyre gërvishtet lehtë

Teknologji

Përdoruesit e iPhone 6 dhe 6 Plus ankohen se ekrani i tyre gërvishtet lehtë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 13:23

Disa përdorues të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë filluar të ankohen se ekranet e këtyre pajisjeve gërvishten shumë lehtë krahasuar me gjeneratat e mëparshme të iPhone-ve.
Këto ankesa janë bërë në forumin e Apple-it mbi mbështetjen e klientit, ku deri tani janë mbi 600 përdorues që ankohen se kanë hasur këtë problem.

Disa madje raportojnë se telefoni i tyre është gërvishtur që ditën e parë që e kanë blerë. Prodhimi i paktë i xhamit prej safiri detyroi Apple-in të rimodelojë ekranin për dy modelet e reja, ku është hequr një segment nga anësoret, i cili ofronte në një farë mënyre mbrojtje të ekranit. Ka mundësi që ky problem të shkaktohet edhe nga xhami i lakuar i pajisjeve, duke bërë që ekrani të gërvishtet lehtësisht.

Gjatë prezantimit të këtyre telefonave inteligjentë, Apple nuk siguroi që do të zëvendësonte pajisjet e saj nëse gërvishten, kështu që nuk do të gjeni zgjidhje mbi këtë problem nëse shkoni tek dyqanet e Apple-it.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat