Aplikacioni Dropbox në smartfonë është tashmë i integruar me Microsoft Office

Teknologji

Aplikacioni Dropbox në smartfonë është tashmë i integruar me Microsoft Office

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:42

Më herët gjatë këtij muaji, Dropbox dhe Microsoft lajmëruan për një marrëveshje që konsiston në rritjen e mbështetjes mbi Dropbox nga Microsoft Office duke përfshirë këtu editimin e dokumenteve Office në Dropbox. Tani të gjitha këto ndryshime dhe opsione të reja janë bërë realitet për aplikacionin e Dropbox në sistemet iOS dhe Android.

Dropbox shpjegon në një postim në blog se tanimë përdoruesit do mund të modifikojnë fjalët e tyre të Office direkt në Dropbox dhe mund ti aksesojnë ato nga aplikacioni Office. Për të përdorur këto karakteristika të reja si fillim duhet bërë përditësimi i aplikacioneve dhe më pas të provoni të hapni në Dropbox një nga fajlet tuaj që gjenden në Office. Aty do t’ju shfaqet një ikonë “Edit” e cila do ju lejojë të bëni ndryshime. Kur jut ë keni përfunduar ndryshimet do të ruhen automatikisht.

Marrëveshja mes Microsoft dhe Dropbox ka si qëllim të rrisë bashkëpunimin midis dy kompanive dhe mund të ketë lënë të habitur disa që pohonin se dy kompanitë ofronin shërbime konkurruese në treg duke qenë se Microsoft ka një shërbim të ngjashëm me Dropbox të quajtur OneDrive. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat