400 milionë njerëz përdorin versionin mobil të Google Chrome

Teknologji

400 milionë njerëz përdorin versionin mobil të Google Chrome

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 16:00

Në qershor në konferencën I/O të Google-it, kompania kishte njoftuar se versioni mobil i shfletuesit Google Chrome ka arritur mbi 300 milion përdorues. Tani pothuajse gjashtë muaj më vonë, Darin Fisher nga Google në samitin Chrome Dev Summit ka njoftuar se numri i përdoruesve për versionin mobil të Google Chrome ka arritur në 400 milionë.
Ndoshta është pamje e re e quajtur Material Design e cila ka tërheq përdoruesit, ndoshta edhe ndryshimet për siguri që kanë të bëjnë me shfletuesin.

Gjithashtu duhet të merren parasysh disa karakteristika të reja që Chrome ka shtuar kohëve të fundit. Dhe kështu njerëzit po e pëlqejnë atë se çfarë po ofron Chrome-i kohë pas kohe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat