NASA për herë të parë përdor printimin 3D të objekteve në hapësirë

Teknologji

NASA për herë të parë përdor printimin 3D të objekteve në hapësirë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:57

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor shkuan edhe më afër vetëplotësimit duke prodhuar me sukses pjesën e parë me printim 3D në hapësirë.
Printeri, i vendosur në këtë stacion hapësinor javën e kaluar nga komandanti i NASA-s, Barry “Butch” Wilmore, ishte përdorur për ta prodhuar një shtresë zëvendësuese plastike për sistemin e vet, për kryerjen e procesit të krijimit të objekteve të një profili të tërthortë të seksionit duke përdorur një teknikë të quajtur prodhimi aditiv.

NASA thotë që projekti është “duke shtruar rrugën për fushata të ardhshme afat-gjata në hapësirë,” duke demonstruar që pjesët e zëvendësuara për riparime do të mund të prodhoheshin në hapësirë, agjencia hapësinore tregon që astronautët së shpejti mund të mos kenë nevojë të presin për ardhjen e furnizimeve nga Toka, me gjasë që do t’iu mundësojnë atyre të udhëtojnë më tej nga sipërfaqja e planetit tonë.

Menaxheri i projektit për printerin 3D në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, Niki Werkheiser, shpjegoi testimin e parë të projektit. “Nëse një printer është kritik për hulumtuesit, ai duhet të jetë në gjendje që të dyfishojë pjesët e veta, në mënyrë që të mund të punojë gjatë udhëtimeve më të gjatë në vende si marsi ose një asteroid. Përfundimisht, një ditë, një printer mund të jetë në gjendje të bëjë edhe printimin e një printeri tjetër.” Aaron Kemmer që është CEO i Made In Space, që bashkëpunoi me NASA-n për të zhvilluar printerin, e quajti instalimin dhe operimin “një moment transformues në zhvillimin hapësinor.” Kompania e Kemmer-it është duke punuar me NASA-n për të kontrolluar operacionet e printerit nga Toka, duke e zvogëluar kohën e nevojshme që astronautët në këtë sistem hapësinor duhet ta shpenzojnë me pajisjen.

Derisa NASA është duke e kryer testin pjesërisht për të siguruar zbatueshmërinë e prodhimit të pjesëve zëvendësuese në hapësirë, agjencia e hapësirës është duke e bërë testimin edhe të efekteve të ambientit pa gravitet në proceset e printimit 3D. Pjesa e parë e printuar përmes kësaj teknologjie do të dërgohet në Tokë në vitin 2015 për t’ua mundësuar hulumtuesve që të kryejnë testime për të kontrolluar dallimet mes prodhimit në hapësirë dhe në Tokë. Pjesa tashmë është vërejtur që ka lidhje më të forta ngjitëse se sa që është pritur, por Werkheiser thotë që skuadra nuk ishte ende e sigurte nëse efketet ishin shkaktuar nga mikrograviteti ose është “pjesë normale e procesit të rregulluar për printim”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat