Zgjidhja për “seen”, si të mos vërehet se e keni lexuar mesazhin në FB

Teknologji

Zgjidhja për “seen”, si të mos vërehet se e keni lexuar mesazhin në FB

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:16

Kur u prezantua opsioni "seen" në rrjetin social Facebook, shumë shfrytëzues ishin të zhgënjyer pasi që të gjithë kanë mundur të shihnin nëse i kanë parë mesazhet e marra. Madje edhe kohën kur i kanë lexuar mesazhet.
Shfrytëzuesit e iPhone kanë rastin të fshijnë "seen" përmes telefonit të vet e nëse Facebook-un e përdorni përmes kompjuterit, kjo ka qenë e pamundur. Deri më tash.

Ekzistojnë disa aplikacione të ndryshme për përjashtim, e një nga më të popullarizuarit është Facebook Unseen.Ky në thelb është ekstension për Google Chrome i cili i mundëson shfrytëzuesit që me dorë të caktojë cilat mesazhe i ka lexuar e cilat jo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat