Google Glass edhe në mjekësi

Teknologji

Google Glass edhe në mjekësi

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:02

Duket se syzet e famshme, tashme te pagëzuara me Google Glass do te kenë një përdorim gjithnjë e me te gjere edhe ne mjekësi. Për herë te pare është mundësuar përdorimi i tyre ne përshkrimin e mëlçisë, si një hap paraprak për operacionet e vështira dhe te kushtueshme te trapiantim te saj.
Ka qene spitali i Firences ne Itali, vendi ku për here te pare syzet e famshme janë përdorur edhe ne mjekësi.

Dy mjeket, Emanuele Balzano dhe Davide Ghinolfi te njësisë se transplantit te mëlçisë ne spitalin Universitar kane bere te mundur vlerësimin ne kohe reale te gjendjes se mëlçisë se një pacienti, përmes përdorimit te Google Glass.

Kemi te bëjmë ne këtë rast me një ndihme reale teknologjike, e cila qëndron ne mundësinë qe u jepet tashme mjekeve qe te transmetojnë ne kohe reale, te dhëna te nevojshme, te shoqëruara këto edhe me imazhe.

Te dhënat e marra dhe qe lidhen me vlerësimin makroskopik te mëlçisë, i janë dërguar me pas ne kohe reale njësisë koordinatorit te njësisë se transplantove qe ndodhej ne Pisa. Kjo praktike e re inovative, jo vetëm qe shkurton kohen e nevojshme për vlerësimin e gjendjes, por ul ndjeshëm edhe koston e operacioneve te këtij lloji dhe garanton gjithashtu rezultate edhe me te mira te ndërhyrjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat