Apple vlen 700 miliardë dollarë

Teknologji

Apple vlen 700 miliardë dollarë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:00

Në klubin ekskluziv të kompanive më të vlefshme në botë, kryeson Apple. Kjo kompani tani vlen më shumë se 700 miliardë dollarë. Kompania arriti këtë vlerë falë shitjeve të shumta të pajisjeve të saj, sidomos të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Që nga momenti që Tim Cook mori detyrën si shefi ekzekutiv i kompanisë, në gusht 2011, aksionet e Apple-it janë më se dyfishuar në vlerë, duke u rritur më shumë se 135%.

Kjo kompani vlen më shumë se kompani të tilla si Ikea, Volvo, Ericsson, H&M, Spotify, Astra Zeneca, apo se i gjithë tregu rus. Kompania me bazë në Kupertino qëndron shumë më lart se ExxonMobil, që ka qenë dikur kompania më e vlefshme në botë. Kjo kompani vlen vetëm 400 miliardë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat