Ja kompanitë më të mëdha të prodhimit të telefonave

Teknologji

Ja kompanitë më të mëdha të prodhimit të telefonave

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:18

Kompani të ndryshe të cilët merren me prodhimin e telefonave të mençur, pothuajse çdo ditë janë duke bërë gara se cili do të sjell një telefon të mençur më të mirë. Zhvillimi i teknologjisë si dhe interesimi jashtëzakonisht i madh për telefona të mençur ka bërë që konkurrenca në mes të kompanive të ngushtohet. Sipas DigiTimes kompanitë më të mëdha në botë për krijimin e telefonave janë:

Në vendin e parë Samsung, pasuar nga Apple në vend të dytë, si dhe LG në vend të tretë. Kompani tjera të njohura të cilat çdo ditë e më shumë po e zgjerojnë tregun e tyre nëpër botë, pas këtyre kompanive janë: Hauwei, Xiaomi dhe Lenove.

Sipas DigiTimes, numri total i shitjeve të telefonave të mençur do të arrijë në 1.219 miliardë për vitin 2014, një rritje me 30% nga një vit më parë. Ndërsa për vitin 2015, parashikohet që shitjet të rriten me 22%, domethënë të shiten 1.488 miliardë pajisje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat