Sony planifikon të shkurtojë linjën e televizorëve dhe smartfonëve

Teknologji

Sony planifikon të shkurtojë linjën e televizorëve dhe smartfonëve

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 21:33

Kompania e famshme japoneze Sony Corp. po planifikon të ndërpresë linjën e saj të prodhimit të televizorëve dhe smartfonëve me qëllim uljen e kostove. Ajo do të mbështetet vetëm në biznesin multi miliardësh Play Station 4 dhe tek ai i sensorëve të imazheve në 3 vitet e ardhshme.

Shitjet e kompanisë Sony në biznesin e pajisjeve elektronike kanë pësuar rënie të mëdha, por Sony tha të martën se qëllimi i saj për televizorët dhe smartfonat është ti ktheje në një përfitim edhe pse shitjet kanë rënë gati me 30%. Shefi Hiroki Totoki tha: “Synimi ynë nuk është zgjerimi i tregut tonë, por marrja e përfitimeve më të mira.”

Kryesisht performanca e dobët e serisë së smartfonëve Xperia i ka rënduar shumë fitimet e Sony-t. Përveç uljeve të kostove në disa departamenti të kompanisë, Sony po planifikon gjithashtu të rinovojë kontratën me FIFA vitin e ardhshëm. Në kuadër të planit të saj 3 vjeçar përsa i përket biznesit të elektronikës, kompania tha se po kërkon ti rrisë shitjet e departamentit të video lojërave deri në 13.6 miliardë dollarë duke u ndihmuar nga televizorët e personalizuar dhe shërbimet e shpërndarjes së videove dhe muzikës. Ndërsa përsa i përket biznesit të pajisjeve, që është dhe më fitimprurësi, Sony parashikoi një rritje 70%. Një ekspert deklaroi se pritshmëritë e Sony-t janë tepër të larta, por asgjë nuk është e sigurt derisa të shohim rezultatet. Ajo që dimë me siguri është që në kompaninë Sony priten të ndodhin disa ndryshime rrënjësore. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat