Xiaomi fillon shitjen e Redmi Note dhe Note 4G

Teknologji

Xiaomi fillon shitjen e Redmi Note dhe Note 4G

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 17:33

Xiaomi tani e ka lansuar fabletin e saj të ri - Redmi Note në Indi, së bashku me variantin tjetër Redmi Note 4G. Ky hap domethënë shumë edhe për përdoruesit e pajisjeve të Xiaomi edhe jashtë vendit të saj të origjinës, shtetit kinez. Versioni i fabletit me 3G është ai që e kemi parë edhe më herët.
I njëjti ofron procesorin 1.7GHz octa-core MediaTek MT6592 SoC, 2GB RAM, 8GB hapësirë për ruajtjene të dhënave me opsionin e zgjerimit përmes kartelës microSD, ekranin me diagonalen prej 5,5-inç në 720p LCD, përkrahje për SIM të dyfishtë (3G + 2G), kamerën e pasme me 13MP, kamerën e përparme me 5MP dhe baterinë prej 3100mAh.

Ndërsa, Redmi Note 4G është pak më i ndryshëm. Sepse në vend të procesorit të MediaTek, ky version mbështetet në atë të Qualcomm, përkatësisht Snapdragon 400 MSM8928 SoC, dhe bazohet në Android 4.4 KitKat, me ndërfaqen e MIUI të ndërtuar mbi të.

Redmi Note do të fillojë të shitet nëpërmjet faqes Flipkart që nga nesër, ndërsa shitja në dyqane do të fillojë më 2 dhjetor. Ndërsa Redmi Note 4G do të fillojë të shitet nga fundi i muajit dhjetor. (

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat