Zbulohen disa nga veçoritë e telefonit inteligjent OnePlus 2

Teknologji

Zbulohen disa nga veçoritë e telefonit inteligjent OnePlus 2

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 15:52

One Plus, kompania kineze që krijoi telefonin inteligjent OnePlus One, ka në plan të prezantojë një telefon të ri vitin e ardhshëm. Drejtori i kompanisë OnePlus, Carl Pei, e konfirmoi këtë lajm në muajin shtator, ndërsa tani janë zbuluar disa detaje mbi këtë telefon, që thuhet se do të quhet OnePlus 2. Një burim i afërt me kompaninë zbuloi disa karakteristika të telefonit të ardhshëm të kompanisë OnePlus.

OnePlus 2 do të ketë kasa të ndryshueshme të stilit StyleSwap. Kompania ka njoftuar se kasat e stilit StyleSwap do të krijohen me materiale të tilla si dru, xhins dhe Kevlar. Telefoni do të jetë gjithashtu shumë më i lirë se telefonat e tjerë Android. Flitet se ky telefon do të kushtojë më pak se 500 dollarë.

OnePlus prezantoi telefonin inteligjent One në muajin prill, i cili është cilësuar si një nga telefonat më të mirë të vitit 2014 si nga klientët ashtu edhe nga ekspertët. Ka dy arsye se përse është folur shumë për telefonin OnePlus One: është shumë i lirë dhe i vështirë për t’u gjetur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat