HP zgjedh skuadrën që do të menaxhojë ndarjen e saj në dy kompani

Teknologji

HP zgjedh skuadrën që do të menaxhojë ndarjen e saj në dy kompani

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 13:18

Hewlett Packard Co. po bën përpara përsa i përket planeve të saj për tu ndarë në dy pjesë. Për këtë arsye kompaniaka ndryshuar postet e shumë ekzekutivëve për zbatimin e planit. Chris Hsu, zëvendës presidenti i perfomancës operacionale do të merret me menaxhimin e ndarjes së HP Enterprise, raportoi Bloomberg ditën e djeshme. Ai kryesisht do të merret me shitjen e harduerëve dhe shërbimet konsultative.
Enrique Lores, zëvendës presidenti i Sistemeve të Biznesit Personal do të ndihmojë njësinë e kompjuterëve dhe printerëve të ndërtojë kompaninë e saj e cila do të emërohet si HP Inc. Ndërkohë Jim Murrin, shefi i operacioneve në Enterprise Group do të vihet në krye të skuadrës që do të menaxhojë anën financiare, taksat, kontratat dhe sistemet e Hewlett Packard.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Meg Whitman ishte ai që lajmëroi për ndarjen e HP muajin e fundit. Ai tha se ky veprim do të ndërmerrej në mënyrë që 2 bizneset të konkurrojnë më mirë në një mjedis dhe treg që po ecën me ritme të shpejta. Kjo ndarje është një proces tepër i vështirë, pasi këtu përfshihen më shumë se 300.000 punonjës, qindra zyra të shpërndara kudo nëpër botë, dhe kontrata të shumta me kompani të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat