Honor 3C nga Huawei kushton 170 dollarë

Teknologji

Honor 3C nga Huawei kushton 170 dollarë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 13:49

Modeli më i ri i telefonit të ri të mençur me çmim të lirë, Honor 3C i krijuar nga kompania kineze Huawei tani është në dispozicion për para-porosi në Evropë.
Telefoni me SIM të dyfishtë kushton 109.99 funta, apo rreth 170 dollarë. Telefoni do të fillojë të dërgohet tek përdoruesit nga dita e hënë, 24 nëntor.

Karakteristikat e Honor 3C nga Huawei përfshijnë ekranin me 5” në 720p, në çipin HiSilicon Kirin 910, dhe versionin e personalizuar të Android 4.2.

Në anën e pasme, telefoni sjell kamerën me 8MP, ndërsa kamera e përparme sjell 5MP, si dhe baterinë me 2,300mAh.

Çmimi i Honor 3C e bën këtë model rival direkt me telefonin e Motorola-së, Moto G.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat