Apple planifikon të shesë 71.5 milionë iPhone në TM4

Teknologji

Apple planifikon të shesë 71.5 milionë iPhone në TM4

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 13:47

Pas kërkesës së fortë për telefonat e saj më të ri, Apple është duke parashikuar që të shesë më shumë se 71.5 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në tremujorin e katërt të vitit (TM4).
Por sipas analistëve të industrisë, këto parashikime do të ndikojnë që shitjet e kompanisë Apple të bien në tremujorin e parë të vitit 2015, përkatësisht në 50 milionë njësi për tremujor.

Sipas raportit më të ri të analistit të KGI-së Ming-Chi Kuo që është publikuar nga AppleInsider, thuhet se dërgesat e Apple iPhone krahasuar për tremujor do të rriten për 82 për qind në tremujorin e katërt të 2014.

Udhëhqësi i tregut është iPhone 6, që pritet të marrë deri në 60 për qind të totalit të shitjeve, apo 41.65 milionë njësi. Në vendin e dytë do të jetë fableti i kompanisë, iPhone 6 Plus.

Sipas raportit, thuhet se kërkesa e madhe e tremujorit të katërt nuk do të jetë vetëm për shkak të përdoruesve të shumtë, por edhe për shkak të problemeve të furnitorëve të Apple, të cilët nuk po dëshmohen efektiv në dërgimin e modeleve të fundit të iPhone tek Apple.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat