iPad Air 2 i larë në ar 24 karat

Teknologji

iPad Air 2 i larë në ar 24 karat

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:36

iPad Air 2 nuk është një tablet i lirë, meqë është edhe tableti më i hollë në botë si dhe ka veçori shumë më të mira se tabletët e tjerë që gjenden aktualisht në treg. Kjo pajisje operon me sistemin iOS dhe ka 2GB RAM.
Argjendaria vietnameze Karalux ka krijuar një version të larë me ar të iPad Air 2. Këtë version të larë me ar 24 karatësh mund ta porosisni tek Apple Store, ku versioni me 64GB hapësirë kushton 1315 dollarë, apo 700 dollarë më shumë se çmimi i tabletit të zakonshëm.

Përveç këtij versioni, do të jenë të disponueshëm edhe dy modele të tjerë me 16GB dhe 128GB hapësirë të brendshme, të cilët kushtojnë 1174 dollarë dhe 1644 dollarë, respektivisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat