Visa ka nënshkruar një marrëveshje 200 milion $ me Infosys

Teknologji

Visa ka nënshkruar një marrëveshje 200 milion $ me Infosys

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:32

Së fundmi, gjiganti i pagesave Visa është bërë pjesë e një marrëveshje bashkëpunimi me Infosys. Kjo marrëveshje 5 vjeçare ka të bëjë me zhvillimin e aplikacioneve, testimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së shërbimeve dhe kushton 200 milionë dollarë. Visa gjithashtu po ngre një qendër të saj në Bengaluru ku thuhet se do të punojnë 1.000 punonjës në 3 vitet e ardhshme.
Një zëdhënës i Infosys tha se nuk mund të komentonte rreth kësaj marrëveshjeje, të njëjtën gjë bëri dhe Visa. Kjo e fundit ka kohë që po punon me disa firma vendase në Indi si RS Software, CSC, HCL Technologies, Cognizant, Ness Technologies, Fractal Analytics dhe Altimetrik. Një firmë prestigjioze kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara deklaroi se disa nga projektet më të mëdha të Visa përfshijnë zhvillimin e aplikacioneve kryesisht sistemet e menaxhimit të pagesave me anë të kartave bankare, Visa Resolve Online, Verified by Visa, Visa Personal Payments etj.

Kompanitë partnere me Visa kanë punuar më së shumti në segmentimin e klientëve, përdorimin e kartave, analizat e fushatave dhe menaxhimin e riskut. Një nga analitikët më të mirë të firmës kërkimore HsF Research zbuloi se Visa ka më shumë se një dekadë që bashkëpunon me firmat indiane dhe tashmë më ndërtimin e një qendre teknologjie të sajën në këtë shtet ajo do arrijë të jetë më e suksesshme në treg dhe më e fortë para rivalëve.

Qendra e rea e Visas në Bengaluru do të ketë një shumëllojshmëri punonjësish të kualifikuar duke filluar që nga ekspertët e shërbimeve online, dizenjator, ekspert të dhënash dhe shkrues programesh ku kompania do të fokusohet më shumë duke i dhënë mundësi palëve të treta të ndërtojnë programe lidhur me pagesat. Kjo degë në Bengaluru do të jetë e katërta në radhë e kësaj kompanie pas asaj në San Francisco, Singapore dhe Austin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat