Thuaj “Faleminderit” me Facebook

Teknologji

Thuaj “Faleminderit” me Facebook

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 23:03

Një opsion i ri në kuadër në Ditës së Falënderimit që festohet javën e fundit të nëntorit, vjen nga rrjeti më i madh social Facebook.

Ky opsion përfshin videot falënderuese që mund t’i bësh një njeriu, duke përdorur fotografi apo momente të tjera që keni ndarë bashkë në rrjetin social.

Numri i videove është i pakufizuar, kështu që mund të bësh edhe më shumë se një të vetme. Ky opsion funksionon gjithandej nëpër kompjuterë dhe celularë në tetë gjuhë: angleze, frënge, gjermane, indoneziane, italiane, portugeze, spanjolle dhe turke.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat