Microsofti arrin ‘selfien’ më të madhe në botë

Teknologji

Microsofti arrin ‘selfien’ më të madhe në botë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 19:00

Për të treguar se Nokia Lumia 730 Dual SIM është krijuar për ‘selfie’ Microsofti në bashkëpunim me Coca-Colan përdorën këtë pajisje për të thyer rekordin e ‘selfiet’ më të madhe në botë.
Rekordi u thye të shtunën në Bangladesh ku në ‘selfien’ më të madhe morën pjesë 1151 persona.

Sipas rekordeve Guiness, ‘selfie’ i Elen DeGeneresit në ceremoninë “Oscar” kishte më së shumti “retweets” në Twitter ndërsa ‘selfie’ me më së shumti njerëz ishte ajo me 279.

Microsofti është duke pritur akoma konfirmimin nga Guiness për ‘selfien’ me më së shumti persona në të përmes kamerës 5MP të Lumia 730.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat