Jeanset tuaja ndryshojnë ngjyrën e iPhone 6?

Teknologji

Jeanset tuaja ndryshojnë ngjyrën e iPhone 6?

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 17:30

Shumë persona janë ankuar se celulari i tyre iPhone 6 ka ndryshuar ngjyrën në pjesën e mbrapme të tij duke marre ngjyrën e jeansëve pas fërkimit gjate futjes ne xhep të tij.
Një investigim i BGR (destinacion kryesor online mbi lajmet dhe komentet e fokusuara mbi celularet dhe tregjet e elektronikës të konsumit të përgjithshëm) zbulon se dalja e bojës është kthyer në një problem për konsumatorët e iPhone 6.

Shumë persona shprehen se celularët e tyre janë bërë blu për shkak të futjes dhe nxjerrjes së shpeshtë nga xhepi i xhinseve.

Megjithatë ne kemi dëgjuar se njollat blu mund të hiqen duke e fshirë telefonin dhe Apple nuk ka marrë deri tani asnjë ankesë formale dhe zyrtare mbi këtë cështje.

iPhone duket se ka pasur shumë kundërshtime që në momentin kur ai u lancua në treg, ku pretendohej se iPhone 6 përkulej nëse mbahej në xhep.

Apple reagoi menjëherë për të hedhur poshtë të gjitha ankesat e pretenduara më sipër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat