Bashkimi Europian synon të ndajë kompaninë Google

Teknologji

Bashkimi Europian synon të ndajë kompaninë Google

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 15:42

Kompania Google ka disa vite që ka qenë pjesë e disa mosmarrëveshjeve me Bashkimin Europian. Mendohet se për të zgjidhur këtë çështje mund të ndërmerret një zgjedhje ekstreme. Sipas një raporti nga Financial Times, pritet që Parlamenti Europian ti kërkojë Google të ndahet në dy pjesë, duke veçuar kështu biznesin e motorit të kërkimit nga pjesa tjetër e operacioneve komerciale.

Nëqoftëse gjithçka shkon mirë, kjo çështje e cila ka mbështetjen e Këshillit Europian dhe Socialistëve dhe Demokratëve të Europës, do të miratohet pas një votimi të enjten e ardhshme.

E gjitha kjo mosmarrëveshje ka filluar në vitin 2010 kur Europa miratoi një ligj antitrust dhe hapi një hetim kundër Google përsa i përket rezultateve gjatë kërkimeve në uebfaqen e Google. Ajo çka i jep më shumë rëndësi këtyre akuzave ka të bëjë dhe më përdorim masiv të Google, pjesa e tregut e së cilës përfshin 90% të totalit, ndërkohë që kjo përqindje në Shtetet e Bashkuara arrin vetëm në 70%.

Dhe kështu filloi një cikël gati 4 vjeçar mosmarrëveshjesh me Europën, periudhë kjo e cila akoma nuk ka arritur një fund. Ky nuk është rasti i parë që një kompani gjigante amerikane është përballur me autoritetet europiane. Probleme të tilla ka pasur dhe Microsoft në vitin 2009. Nuk dihet se si Google do ta presë këtë kërkesë po sigurisht që nuk do të mbetet e kënaqur nga kjo çështje. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat