Microsoft Windows Phone dhe Cortana “ironizojnë” përsëri me Siri-n e Apple

Teknologji

Microsoft Windows Phone dhe Cortana “ironizojnë” përsëri me Siri-n e Apple

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 14:46

Përsëri, Cortana dhe Windows Phone po ironizojnë me Siri-n e Apple në një reklamë. Duke nxjerrë në pah aftësitë e Cortana-s dhe Windows Phone 8.1 të tilla si ofrimi i përkujtuesve kur dikush ju kontakton ose raportet e trafikut, kjo reklamë shfaq pikat e forta të Cortana-s.

Ndërkohë reklama citon se iPhone tashmë është bërë më i madh falë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Sigurisht, teksa Cortana ishte ndër veçoritë madhore të Windows Phone 8.1, Siri nuk erdhi me ndonjë gjë të re pas përditësimit të iOS 8. Apple në këtë përditësim ishte përqendruar në disa pjesë tjera të sistemit operativ.

Me Cortana-n, Microsoft po tregon më të mirën e asaj të cilën Apple nuk është në gjendje ta realizojë pa një partneritet të jashtëm, ku ndër to mund të përmendin teksa rezultatet e Siri fuqizohen nga Microsoft Bing. Kjo është qartësisht një pikë kyçe shitjesh për pajisjet Windows Phone, por a është një betejë e drejtë tashmë kjo mes Cortana-s dhe Siri-t?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat