Twitter lanson një veçori të re

Teknologji

Twitter lanson një veçori të re

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:32

Rrjeti social Twitter ka njoftuar se ka lansuar një veçori të re që lejon shpërndarjen e cicërimave edhe përmes mesazheve direkt.

Twitter tha javën e kaluar se kishte përmirësuar metodën e mesazhimit direkt dhe kjo veçori ishte edhe pjesë e planit të kompanisë, në mënyrë për të tërhequr sa më shumë njerëz në faqe.

Përdoruesit tani mundet t’i shpërndajnë cicërimat publike edhe përmes opsionit ‘Direct Message’, që është i përshtatshëm në pajisjet iOS, Android, Windows, dhe në twitter.com përmes Chrome, transmeton Lajmi.net.

Ata të cilët e përdorin Twitter-in përmes webit mund ta shpërndajnë cicërimën e tyre thjeshtë duke e prekur ikonën ‘More’ dhe duke zgjedhur opsionin ‘Share via Direct Message’.

Kurse përdoruesit që e përdorin Twitter-in në pajisjet mobile mund ta shpërndajnë cicërimën e tyre vetëm duke e prekur dhe mbajtur pak cicërimën dhe më pas u shfaqet opsioni ‘Share via Direct Message’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat