Kloni kinez i ‘Land Rover’, tërbohen britanikët

Teknologji

Kloni kinez i ‘Land Rover’, tërbohen britanikët

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:15

Ashtu siç kanë bërë me çdo markë tjetër botërore, kinezët së fundmi kanë prezantuar një fotokopje të autoveturës së famshme britanike, ‘Land Rover Evoque’, një tip mjaft i suksesshëm kohët e fundit në botë, por që duke nisur nga viti tjetër do të prodhohet edhe në Kinë.
Kloni kinez i ‘Land Rover’ quhet ‘Landwind X7’ kushton një të tretën e çmimit të origjinalit dhe nuk ka luksin e pjesës së brendshme me lëkurë dhe dru të markës britanike. Megjithatë, kur e sheh nga jashtë dallimi nga ‘Land Rover’ është zero.
Kjo është cilësuar si një plagjiaturë e pastër nga drejtuesi i ‘Land Rover’ e ‘Jaguar’ Ralph Speth, i cili ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore ndaj vjedhjes së të drejtës ekskluzive të prodhimit të kësaj marke autoveture, që është botërisht e njohur si britanike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat