Shërbimin MiZX FLUX i Adidas, dizenjon atletet sipas dëshirës suaj

Teknologji

Shërbimin MiZX FLUX i Adidas, dizenjon atletet sipas dëshirës suaj

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 23:26

Shërbimi Adidas MiZX FLUX ju lejon që të krijoni atlete sipas dëshirës suaj duke krijuar një dizajn personal, e më pas duke i porositur ato. Tashmë kompania Adidas e ka bërë më të thjeshtë për përdoruesit përdorimin e këtij shërbimi, pasi ka prezantuar aplikacionin MiZX FLUS për pajisjet inteligjente që përdorin sistemet operative Android dhe iOS.

Pasi të keni mbaruar dizenjimin e atleteve, i cili mund të bëhet sipas dëshirës suaj ose edhe nëpërmjet një fotoje çfarëdo që ju keni kapur me smartfonin tuja, ju do të bashkëngjitni informacionin mbi gjininë tuaj, shtetin dhe madhësinë e këpucës. I gjithë ky informacion më pas do të dërgohet drejt Adidas. Ky shërbim nuk është i lirë pasi kushton 110 dollarë. Ju duhet të dini se shërbimi është i pajisur me një filtër copyright , i cili nuk i pranon fotot të cilat janë të mbrojtura nga krijuesit e tyre.

Shërbimi ZX FLUX për momentin është i gatshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të vijë edhe në Evropë në këto vende:Austri, Belgjikë, Danimarkë , Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Holandë, Spanjë, Suedi dhe Mbretëri të Bashkuar. (CIO Albanain)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat