Uebfaqja ruse transmeton live pamje të kamerave private nga e gjithë bota

Teknologji

Uebfaqja ruse transmeton live pamje të kamerave private nga e gjithë bota

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 22:58

Sipas shumë faqeve prestigjioze të lajmeve në internet bëhet e ditur se një faqe ruse interneti po publikon në kohë reale pamje që mbërrijnë nga kamera uebi dhe telekamera me qark të mbyllur në të gjithë botën, duke mundësuar kështu përgjimin e atyre që ndodhin në shtëpitë e qytetarëve dhe në një seri vendesh publike.

Faqja ruse shfaq pamje të drejtpërdrejta nga më shumë se 250 vende në të gjithë botën. Data-baza e faqes liston rreth 4. 591 kamera uebi të mbikëqyrura në SHBA, 2,059 në Francë dhe 1,576 në Holandë. Mes pamjeve që transmetohen drejtpërdrejtë nga faqja ruse janë për shembull edhe ato që vijnë nga kamera uebi që përdoren për të kontrolluar foshnjat në dhomën e tyre apo nga zyra e palestrave të Mbretërisë.

“Ndodhen mbi 500 ueb-kamera në Britani që kontrollojnë në distancë se çfarë po ndodh në një dyqan, në shtëpi, apo se si është fëmija,” deklaroi Christopher Graham, shef i organizmit britanik për mbrojtjen e të dhënave.

Ai i ka bërë apel qeverisë së Moskës që të mbyllë faqen e internetit, ndërkohë që ka kërkuar bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara. “Nëse faqja ka pasur si qëllim që të paralajmërojë njerëzit për thyerje të sigurisë, siç edhe pretendon, atëherë “ne e kuptuam të gjithë, kështu që ju lutemi mbylleni tani,” shtoi ai.

Sipas ekspertëve, piratët kibernetikë arrijnë me shumë lehtësi të rikuperojnë në internet fjalëkalimet e telekamerave, që në shumë raste janë ato të ofruara për shkak të pakujdesisë nga prodhuesit. Autoritetet britanike u kanë kërkuar qytetarëve që disponojnë aparate të tilla që të ndryshojnë fjalëkalimet me qëllim rritjen e masave të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat