Samsung në dhjetor vjen me Galaxy Gear VR

Teknologji

Samsung në dhjetor vjen me Galaxy Gear VR

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 00:30

Më parë ishte raportuar se Samsung Galaxy dhe do të vijë me Gear VR, kufjet e realitetit virtual që do të përdoren në fabletin më të ri të kompanisë, Galaxy Note 4.
Por tani lajmi më i fundit është se Samsung do të fillojë më shitjen e Gear VR, që do të kushtojnë 200 dollarë - që është një çmim i ulët kur dihet se i synon adoptuesit e hershëm. Lansimi i kësaj pajisje që mundëson përjetimin e realitetit virtual pritet të bëhet muajin e ardhshëm.
Prototipi i Samsung, Gear VR 'Innovator Edition", është vendosur të lansohet në dhjetor, siç edhe pritej për Samsung Galaxy Note 4, i cili vepron si ekran i pajisjes.
Kur Gear VR të lidhet me fabletin e ri të Samsung, dhe lentet e kufjes zgjatën dhe e rrisin ekranin për një fushë të gjerë të shikimit, efekti i dhënë do ta bëjë përdoruesin të ndjehet sikur është në një mjedis tre-dimensional, i cili do ta rrethojë përdoruesin.
Kufjet e realitetit virtual do të kushtojnë rreth 200 dollarë, dhe kur ato kombinohen me Bluetooth Gamepad, atëherë Samsung do ti tarifojë pajisjet me një çmim që arrin në 249 dollarë, deklaroi partneri i Samsung, Oculus VR, kompania që është blerë nga Facebook për 2 miliardë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat