Peja sprovohet në Drenas

Sporti

Peja sprovohet në Drenas

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:15

Peja pas fitores së madhe me rezultat 87:86 në ballafaqim me Sigal Prishtinën, të dielën synon fitore në Drenas, kundër Trepçës nga Mitrovica, ndeshje e javës së 10-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll (meshkujt). Trepça kërkon që të befasojë me lojë Pejën e favorizuar. Nesër në Prizren, Kosova e Re Bashkimi pret fitore pa telashe në takim me Kastriotin e Ferizajt. Në ndeshjet e javës së 10-të, takohen, e shtunë: Kosova e Re Bashkimi-Kastrioti (19.00), të dielën: Trepça-Peja (17.00), Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi (19.00) dhe Sigal Prishtina- Besa (19.00). Prishtina e Peja, kryesojnë me nga 17 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat