Cili është aplikacioni rival i YouTube, i krijuar nga Samsung?

Teknologji

Cili është aplikacioni rival i YouTube, i krijuar nga Samsung?

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:36

Kompania Samsung prezantoi një aplikacion të ri për videove në telefonët e saj inteligjent. Ky aplikacion i quajtur Milk Video do të ndihmojë përdoruesit e pajisjeve Galaxy që të zbulojnë më lehtësisht videot e reja.
Videot që do të shfaqen në aplikacion janë përzgjedhur me kujdes nga ekipi i Samsung-ut, të cilët janë munduar që të gjejnë videot më popullore si dhe ato që nuk mbajnë viruse, brenda kategorive të zakonshme si argëtim dhe sport.

Samsung po bashkëpunon me disa kompani, si Vice, Buzzfeed, College Humor dhe Funny or Die, për të siguruar përmbajtje për aplikacionin e saj. Disa nga këto marka, si Funny or Die dhe Red Bull Studios, do të krijojnë gjithashtu video ekskluzivisht për aplikacionin Milk Video. Samsung shpreson që me ndihmën e këtyre partnerëve të ofrojë një shërbim muzikor shumë të mirë për përdoruesit e pajisjeve Galaxy. Ky aplikacion nuk mbështetet nga reklamat, që do të thotë se nuk do të shfaqen reklama brenda aplikacionit apo videove.

Përdoruesit do të kenë mundësi të shohin se cilat video shihen më shumë nga miqtë e tyre si dhe të shpërndajnë me njëri-tjetrin video të ndryshme. Për momentin, përdoruesit mund të përdorin këtë aplikacion vetëm nëpërmjet llogarisë së tyre Facebook, por kompania ka premtuar se së shpejti ata do të mund të hyjnë nëpërmjet një llogarie të caktuar të Samsung-ut. Aplikacioni Milk Video është falas dhe është në dispozicion vetëm për përdoruesit e telefonave inteligjentë Galaxy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat