'Facebook at Work' do të lansohet në janar

Teknologji

'Facebook at Work' do të lansohet në janar

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 09:39

Në përpjekje për ta bërë Facebook-un faqen më të popullarizuar në botë, kompania kishte raportuar se do ta lansojë një platformë të Facebook-ut që i dedikohet atyre që janë në punë.
Sipas raportimeve nga kompania, detajet e platformës 'Facebook at Work' nuk janë finalizuar ende dhe kjo paltformë pritet të bëhet e gatshme në fillim të janarit.

Sidoçoftë, pamja e këtij Facebook-u të ri do të jetë pothuajse e ngjashme me atë të faqes standarde të Facebook, me seksionin e të rejave dhe gjithashtu grupeve, transmeton Lajmi.net.

Kjo plaftormë, që aktualisht është duke u testuar nga disa kompani të zgjedhura, do të jetë një version i vendit të punës nga Facebook dhe do të jetë në dispozicion vetëm për kompanitë që regjistrohen në shërbim.

Kjo plaftormë e re do të jetë një shërbim pa reklama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat