iPhone 7, datat e mundshme e lansimit në treg

Teknologji

iPhone 7, datat e mundshme e lansimit në treg

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:24

Edhe pse ky lajm mund të duket pak i parakohshëm, në internet tashmë janë duke qarkulluar shumë spekulime në lidhje me iPhone 7. iPhone 6 (dhe iPhone 6 Plus) janë lëshuar në treg vetëm në shtator të vitit 2014, por në vitin 2015, ka gjasa të mëdha që ne ta shohim brezin e ardhshëm të iPhone.
Por çfarë do të ofrojë iPhone 7 (ose ndoshta do të quhet iPhone 6S apo iPhone Air)? Dhe kur do të paraqitet iPhone 7 në treg? MacWorld i ka mbledhur të gjitha thashethemet lidhur me këtë temë, dhe i ka grumbulluar ato në një vend.

Në qoftë se Apple i qëndron prapa traditës së saj, mund të pritet që iPhone 7 të mbërrijë në treg në shtator të 2015. Megjithatë, është e mundur dhe gjerësisht e spekuluar se Apple do të zgjedh të lansojë modelet e reja të iPhone dy herë në vit, për ta ndihmuar atë të mbajë gjithnjë trendin e saj me rritje dhe përmirësimin e pozitës së saj ndaj konkurrencës.

Tani thuhet se iPhone 7 do të ketë një madhësi të ekranit prej 4.7 inç, pasi kjo është madhësia që Apple zgjodhi për shfaqjen e iPhone 6, dhe nuk pritet një rritje e madhësisë së ekranit për versionin e parë të iPhone 7.

Në mesin e karakteristikave tjera pritet të jetë edhe përmirësimi i kamerave të telefonit, dhe mbushja e telefonit pa tela, sepse këto tipare nuk janë ofruar në iPhone 6 dhe 6 Plus, ndërsa flitet edhe për gjeneratën e re të procesorit, A9, dhe versionin e ri të sistemit operativ të Apple, iOS 9.

Sa i përket dizajnit, pritjet janë që iPhone 7 të mos jetë i ndryshëm në pamje nga iPhone 6. Apple zakonisht mban dizajn të njëjtë dizajn për të dy brezat e afërta të iPhone, prandaj iPhone 6 pritet të jetë modeli mbi të cilin do të krijohet edhe iPhone 7.

Por, nëse Apple do të vendosë për një dizajn të dallueshëm nga iPhone 6, atëherë gjasat më të mëdha janë që fokusi i saj të jetë tek hollësia – që iPhone 7 të jetë edhe më i hollë sesa paraardhësi. Një tjetër tipar i dallueshëm në dizajn do të mund të jetë edhe ekrani që do të shtrihet në tërë hapësirën e telefonit, dhe pamja e tij do të jetë pa korniza poshtë ose lartë telefonit.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse të gjitha këto karakteristika të përshkruara, do të vijnë së bashku me iPhone 7, ose iPhone Air, sido që do të emërtohet telefoni i ri i Apple.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat