Kush e krijoi Instagramin?!

Teknologji

Kush e krijoi Instagramin?!

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:28

Quhet Kevin Systrom dhe ishte vetëm 30 vjeç kur krijoi aplikacionin e fotove Instagram, prej të cilit fitoi famën dhe marrëveshjen me Facebook. Kevin ka nisur karrierën e tij si inxhinier software. Së bashku me kolegun e tij Mike Krieger, ai linçoi Instagramin në tetor të vitit 2010.

Është diplomuar në Universitetin Stenford, dhe ka qenë një student i suksesshëm i këtij universiteti. Ai ka deklaruar se Instagrami është krijuar, për të pasqyruar çdo ngjarje dhe për t’i dhënë një ndihmë çdo artisti të hedhë dritë mbi punën e tij.

Kur e pyetën se cili ishte sekreti i arritjeve, ai tha: “U fokusova tek gjërat që vërtet i doja, gjithmonë kam pasur pasion për fotografinë dhe produktet teknologjike. Gjithashtu shpenzoja kohë në rrjetet sociale, kështu që përse të mos krijoja diçka që përfshinte çdo gjë që unë doja”.

Miliarderi ka punuar edhe në kompaninë Google. Megjithëse është e vështirë të besosh se dikur krijuesi i Instagram ka qenë një punonjës në këtë kompani, për kohën që ka punuar në Google, Kevin thotë se ishte një kohë e bukur, të silleshin mirë dhe të jepnin mundësinë e eksplorimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat