BitTorrent në ndjekje të hapave të Dropbox, Google Drive dhe OneDrive

Teknologji

BitTorrent në ndjekje të hapave të Dropbox, Google Drive dhe OneDrive

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 11:31

BitTorrent po mundohet të krijojë lehtësira për të kontrolluar të dhënat tona. Kompania, e njohur mjaft mirë për ndihmën që u ofron përdoruesve që duan të ndajnë të dhënat me madhësi të lartë, tashmë po aplikon një teknologjie të re për të sinkronizuar të dhënat e një madhësie të lartë përmes të gjitha pajisjeve.
BitTorrent prezantoi ditën e mërkure një version premium të aplikacionit Sync që mendohet të konkurrojë shërbimet e tjera bazuar në cloud si Apple iCloud, Google Drive, Dropbox dhe Microsoft OneDrive.

Bitorrent ka për qëllim ta bëjë Sync 2.0 një alternative “joshëse” për individët dhe bizneset që duan të ndajnë të dhënat e një madhësie të lartë, pa i shqetësuar përdoruesit rreth privatësisë dhe sigurisë në cloud. “Ne kemi zhvilluar këtë produkt për të dhënat që duhet të mbahen sa më private” tha Erik Pounds, zëvendës president i menaxhimit të produktit Sync. Sync 2.0 do të ofrojë një mbështetje teknike të dedikuar, veçori të dobishme për bizneset si dhe aftësinë për të sinkronizuar të dhëna me madhësi prej terabytesh për më pak se 40 dollarë.

BitTorrent ka në plan të kreditojë 39.99 dollarë për shërbimin premium. Sync 2.0 nuk do të jetë i disponueshëm edhe disa muaj, ndërsa përdoruesit mund të nënshkruajnë në uebfaqen e BitTorrent për një testim të shërbimit. BitTorrent tha se shpreson të ofrojë një version zyrtar të Sync 2.0 nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ndërsa versioni falas i Sync 2.0 ka një ndërfaqe të dizenjuar për ti thjeshtuar gjërat në sinkronizimin dhe ndarjen e folderave. Gjithashtu ofron falas për 30 ditë versionin Sync 2.0.

BitTorrent po përpiqet të ndërtojë dy shërbimet bazuar në teknologjinë e Sync tha Pound. Njëri është aplikacion mobil për të ndihmuar në sinkronizimin e të dhënave të madhësive të konsiderueshme dhe tjetri do të ndihmojë bizneset të shpërndajnë të dhënat. Që të dy pritet të vijnë vitin e ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat