Përdorimi i pajisjeve teknologjike në shtrat dëmton cilësinë e gjumit

Teknologji

Përdorimi i pajisjeve teknologjike në shtrat dëmton cilësinë e gjumit

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 11:09

Përdorimi i pajisjeve elektronike para se të bini për të fjetur ndikon në cilësinë e gjumit.

Ky është përfundimi i një studimi të ri i bërë nga disa kërkues në Australi, i cili sugjeron se sa më tepër që të rinjtë t'i përdorin pajisjet e tyre para kohës që shkojnë në shtrat, aq më e dobët do të jetë cilësia e gjumit.

Të rinjtë që përdorën kompjuterë, celularë apo shikuan televizor para gjumit, përgjithësisht ranë në gjumë dhe u zgjuan më vonë se sa ata të cilët nuk kishin përdorur.

Sipas sondazhit online me australianë të moshës 11-17 vjeç, të rinjtë ishin më të prirur për t'u zgjuar më vonë në fundjavë, pasi kishin nevojë për të plotësuar orët e humbura të gjumit. Mirëpo, ata që raportuan se e përdorin teknologjinë në shtrat pothuajse çdo natë kishin probleme më serioze me gjumin. Ata që punonin me kompjuter në shtrat kishin 2.5 herë me më shumë gjasa që të raportonin gjumë më të shkurtër, se sa ata të cilët nuk i kishin marrë, sipas studimit të botuar në revistën "PLOS ONE".

Rezultatet treguan se teknologjia moderne shkakton probleme gjumi tek të gjithë, tha Dr. Nat Marshall, nga Instituti Woolcock në Sidnei. Studimet e tjera sugjerojnë se 20 deri në 40 për qind e të rinjve vuajnë nga problemet e gjumit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat