Sa para fiton Facebook në një minutë?

Teknologji

Sa para fiton Facebook në një minutë?

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 13:14

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebook arriti të mbledhë 3.2 milionë dollarë të ardhura. Tremujori i tretë zgjati 91 ditë, nga 1 korrik deri më 30 shtator.
Nëse shuma ndahet në 91 ditë zbulohet se Facebook fiton:

35,164,835 dollarë në ditë
1,465,201 dollarë në orë
24,420 dollarë në minutë
Nga këto rezultate dalim në përfundimin që Facebook vetëm për një minutë ndërprerje humbet 24 mijë dollarë. Ndërprerja e saj më e fundit zgjati për 19 minuta, kështu që kompania humbi 426 mijë dollarë.

Në bazë të këtyre të dhënave është e thjeshtë të mbërrish në përfundimin se Zuckerberg bëhet me dhimbje koke edhe nëse rrjeti i tij social del offline për pak minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat