Makinat që prodhojnë makina

Teknologji

Makinat që prodhojnë makina

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 20:56

Koncepti mahnitës është rezultat i bashkëpunimit me Laboratorin e ri Vetë montues të Institutit të Teknologjisë së Masaçusets (MIT) i cili synon programimin e materialeve vetë ndërtuese, dhe të transformojnë mënyrën se si i bëjmë gjërat.
Procesi vetë montues është përshkruar si printimi 4D.
Grupi i Tibbits prodhon materiale kompozite që reagojnë në mënyra të parashikueshme kur i ekspozohen një stimuluesi të jashtëm siç është uji. Materialet janë të shtypura në forma të veçanta në 3D dhe pastaj veç e veç shndërrohen në një tjetër, me implikime të shumta për industrinë nis nga ajo automobilistike tek mjekësore dhe ushtarake.
“Më shumë materiale, më shumë burime energjetike”, sipas Tibbits janë prioritet aktuale. Druri dhe fibrat e karbonit po reagojnë mirë, por a mund ta përsërisim këtë me materialet e përditshme?
Nëse ai mundet, rezultatet nuk do ishin pasqyrim i thjeshtë i mundësive ekzistuese. “Ne mund të krijim materiale të përbëra që reagojnë në nxitës të ndryshëm ose të gjejmë zgjidhje që nuk janë programuar por janë brenda një diapazoni të pranueshëm. Ato mund të vetë- optimizohen sipas logjikës shqisave.
Dr. Jennifer Lewis i Harvardit është duke e udhëhequr një hulumtim të gjerë të printimit 4D, që së fundi, së bashku me dy institucione të tjera hulumtuese, u mbështet financiarisht nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dr. Junus Kahn, themelues i Carbitex, beson se transporti është sektori që po zhvillohet më së shpejti dhe shpreson se shembujt automobilistik do të jenë në treg qysh më 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat