Microsoft planifikon të mbyllë 110.000 vende pune

Teknologji

Microsoft planifikon të mbyllë 110.000 vende pune

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 00:22

Microsoft Corp, deklaroi të mërkurën se ka mbyllur 3.000 vende pune në korporatë duke avancuar kështu planin e saj për të reduktuar forcën punëtore me 110.000 ose ndryshe 14% të stafit, të raportuar në muajin korrik.

Pjesa më e madhe e 18.000 vendeve të punës të mbyllura ishin në departamentin e biznesit të telefonave, punonjës këta të punësuar nga Nokia këtë vit. Një zëdhënës i kompanisë është shprehur se ky është një hap tepër i rëndësishëm i zbatimit të planit për reduktimin e stafit të Microsoft. Të pushuarit kanë qenë pjesë e kompanisë në të gjitha degët e saj nëpër botë. Zëdhënësi shtoi se 638 punonjës u pushuan në qendrën e kompanisë në Washington.

Kompania më e madhe e softuerëve, Microsoft në përfundim të zbatimit të planit do të ketë ulur numrin e punonjësve të saj me 110.000 të tillë. Këto pushime kanë ardhur më shumë si pasojë e risktrukturimit dhe integrimit të operacioneve të ndërmarra nga Nokia. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat