Motorola tani pronë e Lenovo’së

Teknologji

Motorola tani pronë e Lenovo’së

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:34

Motorola ka njoftuar sot se marrëveshja mes saj dhe kompanisë kineze Lenovo është finalizuar, dhe Motorola tani është në pronësi të gjigantit kinez Lenovo.
Lenovo e ka blerë kompaninë Motorola nga Google në një marrëveshje e cila ishte e velfshme 2.91 miliardë dollarë, ndërsa marrëveshja mes kompanive është bërë që Lenovo të paguajë 660 milionë dollarë në kesh, dhe pjesën tjetër prej 750 milionë dollarëve t’ia jap motorit të kërkimit në vlerë të aksioneve.

Pjesa tjetër prej 1.5 miliardë dollarëve do t’i paguhet kompanisë Google gjatë tre viteve të ardhshme.

“Me mbështetjen e Lenovo’së, ne shikojmë përpara për të qenë në gjendje për ta transformuar industrinë për dekadat e ardhshme. Ne jemi të gatshëm për sfidë dhe shpresojmë se ju do të bashkoheni me ne në udhëtim”, ka thënë Rick Osterloh, i kompanisë Motorola.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat