Google mbetet pa Nexus 6!

Teknologji

Google mbetet pa Nexus 6!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:48

Siç edhe pritej, sot Google ka filluar me pranimin e para-porosive për modelin më të ri të fabletit të saj, Nexus 6, përmes dyqanit të saj virtual, Google Play.
Mirëpo, nëse deri më tani ju nuk e keni porositur fabletin e Google, atëherë këtë nuk mund ta bëni më, pasi që kërkesa për Nexus 6 është e jashtëzakonshme dhe Google ka thënë se për momentin nuk ma më asnjë njësi tjetër në stok.

Ata që kanë arritur ta porosisin fabletin e Google, Nexus 6 janë informuar se dërgesa e tyre do të arrijë më 21 nëntor.

Dhe siç dihet, modeli i ri i Nexus nuk është aq i lirë sa Nexus 4 apo Nexus 5. në fakt, modeli i ri i Nexus 6 me 32 GB kushton 649 dollarë, ndërsa versioni tjetër me 64 GB shitet për 699.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat