Njihuni me Oppo R5, smartfonin më të hollë në botë

Teknologji

Njihuni me Oppo R5, smartfonin më të hollë në botë

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:13

Smartfoni Elife S5.1 nga Gionne nuk do të jetë më më i holli në botë. Tashmë vendin e tij e ka zënë Oppo R5, i prodhuar nga një firmë kineze si pasardhës i R3. Ai është vetëm 4.85 mm i hollë, pra më i hollë se smartfoni i Gionne i cili është 5.15. Pavarësisht skeletit metalik super të hollë, R5 vjen dhe me karakteristika të tjera interesante. Ky smartfon ka një ekran 5.2 inç full HD AMOLED, një procesor octa-core 64-bit Snapdragon dhe 2GB RAM.

Ai është i pajisur me dy kamera të cilat janë 5 dhe 13 megapixel, LTE Radio dhe ngarkohet nga një bateri 2000mAh. Të gjitha këto rëndojnë vetëm 155 gram. Por sigurisht që hollësia ka dhe disavantazhet e saj. Përdoruesit do të kenë vetëm 16 GB memorie në këtë smartfon, e cila nuk mund të zmadhohet përmes një karte memorie dhe nuk mund të përdoren kufje.

Cilësia e ndërtimit dhe fortësia e skeletit janë të një niveli të lartë. Zakonisht ndodh që smartfonët e hollë të nxehen shpejt, por kjo nuk ndodh me Oppo R1 i cili ka në përbërje një material të veçantë që nuk lejon nxehjen. Ky smartfon do të vijë me një shumëllojshmëri aplikacionesh për modifikimin e fotove. Bateria mund të karikohet nga 0% në 75% për vetëm 30 minuta karikim. Pritet që Oppo R5 të hidhet në treg në muajin dhjetor me një çmim prej 499 $. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat