YouTube do të sjellë një abonim me pagesë që ofron një version të platformës së videove pa reklama

Teknologji

YouTube do të sjellë një abonim me pagesë që ofron një version të platformës së videove pa reklama

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 00:59

Platforma e videove online e Google inc, YouTube, po punon në një abonim me pagesë për përdoruesit që duan një shërbim pa reklama, gjë kjo e cila do të përbënte një ndryshim nga synimi i vetëm që ka YouTube, reklamimin. Ky ndryshim po vihet në jetë nga Susan Wojcicki, një ekzekutive veterane e cila ka shpenzuar vite në aspektin e reklamimit në këtë kompani. Ajo erdhi në krye të YouTube këtë vit dhe është përpjekur të gjejë mënyra për të gjeneruar më shumë të ardhura dhe fitim nga siti i videove të cilin Google e bleu për 1.65 miliard dollar në vitin 2006.

Një abonim me pagesë që ofron një version të YouTube pa reklama do tu jepte përdoruesve më shumë mundësi zgjedhjeje për të punuar më mirë në një botë ku shikuesit që vështrojnë video nga pajisjet mobile janë në rritje të konsiderueshme tha ekzekutivja gjatë konferencës Code Mobile. Në një panoramë afat shkurtër, ekzekutivja tha se do të ekzistojnë raste ku përdoruesit do të thonë se nuk dua të shoh këtë lloj reklamash.

Ekzistojnë një mori aplikacionesh kur përdoruesit mund të përzgjedhin nëse duan të ekspozohen ose jo ndaj reklamave dhe vendosin të paguajnë për të shmangur këtë tha ajo. Ky përbën një model mjaft interesant sepse u jep përdoruesve një mundësi zgjedhjeje dhe ekzekutivja tha se tani po mendonin për t’ju dhënë përdoruesve disa mundësi zgjedhjeje.

Pothuaj një vit më parë, YouTube solli një veçori që u lejonte përdoruesve të krijonin kanalet e tyre kundrejt një pagese në uebsitin e videove. Kjo bënte që krijuesit të caktonin një pagesë fikse për përdoruesit që donin të shikonin përmbajtjet e tyre. Në fillim kjo iniciativë pati një start të ngadaltë dhe kjo bëri që Google të ofronte këtë shërbim edhe në më shumë shtete në tetor të vitit të shkuar. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat